Fryma poetike me poeten:-Etleva PETRITI
Lulëza trëndelinë
——————————
I ndjeva hapat e tu edhe pse larg
Era mi solli me krahët e këputur nga fjala
zogjtë e ndalën këngën shkuan né varg
Vjeshta veshi betimet me gjethet e thata…
Jo s’dua të dëgjoj as malin e lartë
As detin kur’e ulërin furishëm si i marrë
Hënën lozonjare me gënjeshtrat pa esap
As zemrën brenda brinjës kur tè më ndalë.
Si mundet valle te thahet ajo lulëz e brishtë
Kuruar me kujdes nga ditët plot diell
Cfare ndodhi më tej harruar padrejtësisht
U tha pa shpëtim ajo lule nga fati mizorisht..
Jo se dua vjeshtën
qe pemët i zhvesh pa mëshire
I sheh për tokë teksa kalben
Dhe dimrit acari i ngrinë
Më zgjoni né pranverë ashtu si zgjohet një lulëz trëndelinë.
/www.qendrapress.com/