Fryma poetike me poeten:- Landa MOLISHTI

JENI DHIMBJA DHE PROTESTA IME?!

——————————————————

Për ju, o njerëz të pafajshëm, të braktisur…

Ndaj jush, fati u tregua i pamëshirshëm?!

Për ju, fëmijë me aftësi të kufizuara,

Për ju, moshë e tretë, të harruar nga pushtetarët

dhe ca familje, papërgjegjësi, pa njerëzi?!…

Për ju, nëna shqiptare, të shumëvuajtura,

të vetmuara, nga fëmijë të larguar mërgimtar?!…

Për ju, që lotët syve, ju kanë tharë,

Nga zjarr-malli përvëlues, duke qarë!…

Për ju, zhytem thellësisht në mendime…

Gjëmoj, rënkoj, humbas në psherëtime! …

Pakufishëm, ndiej dhimbje,

për të gjithë!…

Shpirti im, me shpirtin tuaj është lidhur.

Ndihem fort e zemëruar me veten:

Pse nuk kam forca, të ndryshoj asgjë?!!!

Askush, zërin tim të arsyeshëm s’e dëgjon?!!!!

Një shtet me pushtet, me opozitë të

Pa përgjegjshëm, të krejtësisht pa meritë…

Ne, për znj, e ztr…, ishim dhe jemi vetëm numra për vota,

ishim dhe jemi kurrkushi, këtë, tani po e kupton edhe bota.

Bota kapitaliste, me shoqëri të molepsur!

Po vërtitet, po përplitet, e neveritur nga krizat!…

E, si mund të gjej qetësi?!

Kur mbi popujt liridashës,

Kishte dhe ka, kaq shumë padrejtësi?!

Zemrën time, nuk e ngrohë dot, askush.

Veç shpirtrat tuaj të pastër kristal.

Me sy shkëlqyes, si sy xixëllonjash,

Duart e ngrohta, dua t’ shtrëngojmë fort.

Me dashuri madhështi, t’ju mbështjell në gjoksin tim.

Dua të pastroj shpirtin, sadopak.

Shpirtin e zhuritur, ta freskoj me shpirtrat tuaj, si burimet e maleve tona! …

Nga kjo jetë, e hidhur farmak.

E, kur një ditë, do të largohem,

Nga kjo botë e pabarazive hileqare,

Dhimbjen për ju, do ta marrë me vete.

Sepse, askush s’e njohu, dhimbjen e shpirtit tim, plot trazime…

/www.qendrapress.com/