Fryma poetike me poeten;-Meri BO
Skenar jete !
——————————-
Sikur të shihje me imtësi
do vërenit se, shikimi yt, është i njëjtë më të mitë
Patjetër i kaltër dhe i magjishëm.
Prandaj,
ta kam lënê mbi tryezë porosinë
Mos humb asnjë sekuencë
nga filmi ynë i dikurshëm.
Unë dhe ti në një përqafim
Shikimi im,
si prej fëmije dhe ti si një i uritur
për përqafime dhe puthje.
U kryqëzuam së bashku
dhe humbëm në viset e njeri tjetrit.
Akoma,
nuk di nëse jemi ende brenda njeri tjetrit
apo s’kemi nisur ende,
të mendojmë për të.
Ngado gjurmë përleshjesh
dhe reminishenca rënkimesh
Kimi dashurie dhe romantike e vërtetë.
Unë jam e gatshme për të gjitha
të xhiroj sekuencat dhe të dialogoj me gjithçka.
Të jem regjisore dhe skenariste e vetes.
Dhe pse asnjëherë
nuk kam qen aktore e jetës,
këtë natë do ta bëj.
Tashmë që po nis
dhe sekuenca e fundit, kujdes.
Filmi mbaron me shkëmbime trupash
dhe rënkimesh erë zjarr.
Shsht
Mba frymën !
/www.QendraPress.com/