Fryma poetike me poeten;-Razije Hoxha

Më kujto!

———————————–

Më kujto ndonjëherë,

më kujto,

kur në prehër,

të ulet ajo!

Se diku, një vajzë për ty vuan.

Se një vajzë ende të do!

Më kujto,

më kujto ndonjëherë,

Kur urinë shuan me buzët

e saj!

Se, një vajzë të do ende,

si atëherë!

Se diku vuan,

një vajzë e pafaj!

Më kujto ndonjëherë,

me kujto,

si më kujtoje më parë!

Kur, në krahët e tu,

pushon ajo!

Se, diku nën yje,

qan për ty një vajzë,

me lotët e saj,ar!

/www.QendraPress.com/