Fryma poetike me poeten: Sevëme Fetiqi
JEMI TË HARRUAR NË KOHË
———————————————-
Mbetëm shumë vonë shpirt
Jetojmë në një kohë pakohë
Ngjashëm me dëngla të vjetra
Të pluhurosura
Të rrethuara me merimanga
Të mbetura në kulm
Është harruar Dashuria
Si menduam ne
Nuk vdiset më për dashurinë
Romeo e Zhulieta
Përrallë janë bërë kaherë
Unë e ti shpirt jemi
Të një kohe të harruar
Deri në vdekje të dashuruar
Pyetem a thua vallë
Nga gota e kuqe
Cili fatlum ishte ai
Që e piu i fundit
Venën e dashurisë?
Kjo botë le të fundoset
Le të bëhet shkrumb e hi
Nëse është e shkruar
Të mos ketë më dashuri.
/www.qendrapress.com/