Fryma poetike me poeten:Arta ZAJMI
DROMCA DASHURIE
—————————-
Sonte mbretëron mbrëmje e qetë,
Në intuitën time m’u shfaqe ti,
M’u sollën vërdallë shumë kujtime,
Aty ku në qetësinë e mbrëmjes,
Përpiqem ta shuaj mallin,
Atë që vetëm zemra e rënduar e di.
Pak ngrohtësi që stufa lëshon,
Bredh në mendimet e librit tim,
Të gjej ty në faqet e tij.
Pothuajse më mbeten ca dromca,
Vetëm për të mos e harruar imazhin tënd,
Në qënien time s’tretet e bukura dashuri,
Shfletoj faqet e tij, pa u ndalë,
Përskaj kopshtit të dremitura ca gjethe qëndrojnë,
Me ngjyrat e tyre thurr mozaikun e ditëve te mia.
S’dua t i lë në harresë ato fjalë e kujtime,
Diçka fle ende në zemrën time.
Në dritën e zbehtë të abazhurit them,
Më je inspirimi im, në çdo çast,
Në çdo frymëmarrje, në çdo stinë,
Se dashuria s’flet dot,
Ajo ndihet në dromcat e saj,
Që të mos i ngjajë kësaj vjeshte me shi,
Në stuhinë e dimrit të acartë dëshirë e kamotshme.
Them se të dua, të mbroj,
Ty që i jep jetë ditëve të mia,
Motivi i kohëve të bukura,
Të ëndërroj të të kem pranë,
Pjesa e lumturisë sime.
Do të mbetsh dromcë e pathyer,
Ti dashuri e ditëve të mia.
/www.QendraPress.com/