Fryma poetike me poeten:Brixhilda DEDE

FENIKS

Nuk mundem të bëhem yll,
të vij tek ti.
Por,
shkreptimave të blusë së errët magjiplotë,
ja u dalloj shikimin,
arterie zemre kur ther.

Hënës, si lutem të më zbrazë hiroglife dashurie.
Trokitjet, 
poreve të qenies ndiej.

Prekjen ajrin s’ mund t’ia ndal tek shtrin gishtat lëmuar lëkurë.
Malli i gjallë,
shkrumbon, djeg.

Flatrave të shpirtit nuk mundem t’ ju pres krahë,
S’jam hyjni.
Obeliskësh zemre të mbaj shtrënguar thellë,
Në fshehti.


Adhurues i perëndeshës së hirit femëror, zjarr kozmik.
I tempullit të Heliopolisit, altar.

/www.QendraPress.com/