Fryma poetike me poeten:Mimoza AJDHONI
Ëndrrat e mia
***
Ç’ngjyrë të kenë vallë ëndrrat e mia?
Të mundesha ti pikturoja,
ti jepja çdonjërës prej saj,
ngjyrën që unë dëshiroja.
***
T’ju jap ngjyrën e kaltërsive,
atyre që udhëtojnë,
rrugë të kenë qiellin blu,
horizontin ta pushtojnë.
***
T’ju jap ngjyrën e lirisë,
askush mos ti kufizojë,
të ngjallin dhe marrëzitë,
ëndrra…ëndërr të shikojë.
***
T’ju jap ngjyrën e dashurisë,
që strehon në zemrën time,
e kuqja që përgjëron,
asnjë ndjenjë mos jetë jetime.
***
Do marr penelin, do ta ngjyej,
në ngjyrat e shpirtit tim,
për çdo ndjenjë një ngjyrë ylberi,
për çdo ëndërr…përkushtim.
M. Ajdhoni
30/11/2022 /www.qendrapress.om/