Fryma poetike me poeten:Mimoza Elioni OSMANI
Bota ime.
—————————–
S’ më bindi askush,
që, s’ka dorë një Zot,
botës time prush,
syrit tim Merlot.
Fluturat ndër fushë,
nektarin përplot,
ma lanë përmbi push,
t’a mblidhja në gotë.
Vetë ai, askush,
shpirtin deri sot,
si gjerdan në gushë
lulevargjet , Zot.
S’më bindi askush,
t’a shkëpusë dot,
bota ime prush
hallkë më e fortë…
/www.qendrapress.com/