Fryma poetike me poeten:Mirela PAPUÇIU
PËRQAFIMET E HUMBURA
———————————-
Ka kohë që i mbledh
përqafimet e humbura,
kurora mbi flokët e kuqërremtë
të vjeshtës.
Kam vendosur t’ i fal,
të gjitha pa përjashtim.
Gjithë ç’më takoi
e nuk ma dhanë
do ta fal.
Të shlyhem për atë që kisha
e s’ e dhashë ndonjëherë.
/www.qendrapress.com/