Fryma poetike me poeten:Shukrije GASHI

Kur ta shuash dritën në shpirt

terri shkund damarët e jetës

nga paqja

ndeze adrenalinën e trillit

për ta grishe

smirën nga pluhuri

Vanden qe dremitet e s’fle kurrë

Po pate antioksidant merre

ne mase helmuese

ta shpërlash ndërgjegjen

nga fantazia a terpia per

plaçka e pushtet

Kur ta shuash dritën shuaje

monstrumin ne shpirtin tënd grabitqar

fli qete ne shtrojat tua…

/www.QendraPress.com/