Fryma poetike me poeten:Valbona HADRI

Malli Për Nënën Time

Ti frymëmarrja ime, nënë
Shpirtin ma ngrohë dashuri,
Të paça dritë,yje, qiellit tim
Nënë e hënë mrekullia ime.

Ti sot larg meje frymon.
Unë s’të kam pranë të puth.
Për të arritur tek ti nënë,
Duhet kaluar det e oqean.

Mbyll sytë për një çast
nga dëshira e zjarrtë të të kam pranë.
Ti nënë e syrgjynosur larg meje
Nxjerr lotin tim nga qepallat e lagura nga një lot i bijës sate në përqafimin Tënd.

Ti me afshin e zjarrtë amësi ëmbëlake,
Dëgjojë rrahjet e zemrës të bijës sate,
Më fal një buzëqeshjen të bukuar nënë,
ta shuaj mallin tim që fle shpirtit Tënd.

/www.qendrapress.com/