Fryma poetike me poetin;- Mursel SOPAJ
NË VERI TË KOSOVËS
—————————————
Ne Veri sërish,ulërime e ujqve
Nuk është gjë e re,nuk është aq fatale
Nuk është gjë e re,serish loje e zjarrit
As loje e te “Mëdhenjve” ne kurriz te shqiptarit !
Veriu serish,si trofe e luftës
Është plumbi e zinku,dhe toka e bukës
S’është gjë e re,ujqit ne skërmitje
Fatalitet është- shqiptaret ne pritje !
E vjetra e liga, ne Veri janë bashkë
Edhe pse kohen,s’e kane aq me fat
Se nuk është bota dhe aq e pështirë
Ka rreze diku, dhe njerëz te mire !
Serish për Veriun,s’le gurë pa lëvizë
Ai gjaku i prishur,dhe faqja e zeze
As kjo s’është e re, s’është e pa pritur
Fatalitet është,shumica e heshtur !
Te gjithë te bashkuar,atje ne
Veri Ujqer e hiena,dhe gjaku i zi
E shumicës kush,nuk del t’i tregoj
Se ari dhe drita janë,nen këmbët e saj !
Hagen 27 dhjetor ’22
/www.QendraPress.com/