Fryma poetike se mërkurës me poetin;Destan UKAJ
LULËKUQEVE TË PËRGJAKURA TË MARSIT
———————————–
Tri kohë më sillën në kokë
E shkura e sotmja, e ardhmja
Kur eci në këto brigje të ashpra
Ku diell e shi lulëkuqet i ka rritë
Në livadhin e kishës e gjakosur sëpata e Spirës
Në të kaluarën u përgjak
Dëshmoj cungu dy djegësh fjalëpakë
Në agimin e shek.njëzet
Bijtë e tyre paramilitare
Shkelën lulëkuqet sapodalë
Kur vesa e pranverës sytë ua kishte hap
E nesërmja do të vjen
Me emër Liri, e kërkuar me shekuj
Me gjak në histori do të mbetet
Pa dogmë, thjeshtë në letër
Do të ruhet nga brezat
Bashkë me jetën.
/www.QendraPress.com/