Fryma poetike të së dielës me poeten;-Afërdita SALIHU
ISHULL PËRQAFIMESH
————————————–
Me ne lastar filloi t’lulëzonte ishulli i përqafimeve
Dëshmitarë kishim zogjtë tek vinin e pushonin
Ndërkaq u lëshonim udhë cicërimeve
Atyre turistëve që na e bënin ciceronin.
Me ne dhe pranverat vini hershëm, pelush bardhë
Sa për tu kalamendur në vile barbaroze
Aq sa i preknim faqen nanurisur petales së parë
Deri sa josheshim tinguj melidioze.
Aget që pedanterish na i lyente penel qepallat
Horizontit teksa shpalosej hekurosur, të pastër, bilur
Ndërkaq vrikthi u dilte para tellallevet
Për t’na ndriçuar, abazhur.
E ku më të fildishtë gjeje shtratin prehës të shpirtit
Pos në ishullin ndjesor, nën qiellin gri
Aty ku dhe ëndrra s’ndalonte t’qepte ilikin
Për t’ia veshur bashkë, petkun e ri.
Pati dhe zëra nga të gjitha anët përreth
Se ne jetuakam mes shesh ngjyrimesh, trëndelinash.
Ndërsa si feniks ngjalleshim n’mëngjes
Për t’rivdekur mes muzgjeve, grilash.
Porse një natë lakuriqe harruam portën ç’kyqur
Ishulli si duket nuk i thyente dot ligjet
Doemos duhej të ishte vetyshtur
Tatëpjetë rrokullisjes se mos digjet.
Sot, përqafimet mund t’ju ngjajnë n’djerrinë
E mbase mund t’i kenë zënë myku sikur ndonjë muzé
Se nga del një vikamë: s’mund ta përdhos asnjë gjeraqinë
Se qëmoti, aty, zogjtë kanë bërë folé!
/www.qendrapress.com/