Fryma poetike të së mërkurës me poeten;-Anila TOTO

Në botën e madhe

————————————–

Unë linda e vogël në botën e madhe

E madhe unë linda në botën e vogël.

Herë pas here lodrat mu bënë male

Herë pas here malet mu bënë lodër.

Në kënd të shpirtit në majën më të lartë

Fshihem sa herë ndihem një vajzë e vogël.

Pastaj hesht dhe e vetme rinis prapë

T’u ngjitem maleve… E kjo s’është lodër!

/www.qendrapress.com/