Fryma poetike të së mërkurës me poeten;-Irena BIDA

JETOJMË DASHURINË…

—————————————–

Ti më do marrëzisht dhe unë të dua ,

më tremb pak kjo dashuri,

me ndjenjat dhe epshet e tua,

e marrë e plot zjarr, në llojin e saj .

Më shfaqet edhe në ëndërr ,

kjo dashuri, si e çmendur.

Nuk di , sa më do i dashur ,

por unë e ndjej dashurinë .

Ajo ç’do çast , më kërkon .

Ne të dy e dimë mirë, se …pa dashurinë,

mes universit s’mund të lundrojmë,

të kapim lumturinë… !

Eh…ti më puth si i marrë

e unë tek ndjenjat besoj .

Me ty lodroj, fluturoj,

nuk dimë ku gjendemi, ku shkojmë.

Pyes vehten:

Mos vallë, në galaktikë udhëton,

kjo Dashuria jonë …!?

E bukura Dashuri,

mbushur plot, me ëmbëlsi .

Mban premtime, përqafime,

puthje e ledhatime .

Është lodër e mirë në jetë ,

por… jo zhgënjim ,as lojë.

Zemra ndezën këtë shkëndi,

ku bashkë të dy flakërojmë , tek Ti Dashuri …!

Por… kam dhe frikë .

Frikë e kam, në ëndërr Dashurinë .

Çdo çast dua të jetojmë ,

me të lumturinë …

Pentagrami i shpirtit,

të ngjasojë, i purpurt ,

me muzikën e melodinë .

Në sy shikojmë Dashurinë .

Unë jetoj brenda jetës tënde .

Tek jeta ime tashmë jeton Ti.

Të dy jemi robër të kësaj magjie ,

sepse, me dashuri,

ne do ushqejmë Dashurinë… !

/www.qendrapress.com/