Fryma poetike të së mërkurës me poeten;-Nexha REÇICA
MAGJIA E PUTHJES
————————-
E ëmbël magjike
tronditëse pushtuese
kurrë e provuar
puthja jote
në buzët e mia
përherë e freskët
përherë e zjarrtë
përherë ëndërrimtare
unë
me puthjen tënde
jetoj
ti
ngado që të shkosh
nëse do të kthehesh
zjarrin e puthjes sate
do ta gjesh
në shkrumbin
e buzēve të mia.
/www.qendrapress.com/