Fryma poetike të së mërkurës me poeten;-Teuta SHAQIRAJ

Perlë ky shpirti im

————————

Pse ndrydhesh shpirti im

brenda kraharorit,

e frika si guacë të mbron prej meje?

Mbi shtratin ranor,mbi dunat e trazimit,

baticën pret e shkon pas saj,

si fëmijë me përkëdhelje.

Pse je pleksur e shpleksur

në lakutëri’ leshterikësh?

Deti u qetua me bregun,

si dy miq të vjetër.

Valëdeti shkumëzon në pritje

si verë e sapoderdhur

Dehu pra dhe ti moj perla ime,

e digju sërish me mua

në tokën e premtuar.

/www.qendrapress.com/