Fshati Gjonaj, tani më nuk do të kete probleme me ujin e pijes u tha sot në përurimin për ujësjellësin e rinovuar

0

    Pas shumë  problemeve me dekada që ka pasur me ujin e pijes  fshati Gjonaj   , sot   u bë  përurimi i projektit që  sipas  drejtorit të  Shërbimeve  publike   vlera e investime në këtë fshat  kap vlerën e  rreth 900 ,mije eurove. Kryetari  Haskuka , dhe stafi i drejtorëve  bashkë me udhëheqës të Hidroregjionit jugor dhe fshatit  Gjonaj bënë  përurimin e  ujit  të pijes, Kryetari Haskkua tha se sot jemi këtu  për të  përgëzuar për këtë  ujësjellës të renovuara dhe besojmë se këtu më sdo të kete  probleme me furnizimin  me ujë të pijes,

Drejtori Osman Krasniqi  tha se  të  gjitha investimet në këtë ujësjellës  dhe  në  punimet tjera në  Gjonaj kemi investuar  rreth 900 ,mije  euro

Kurse nga  Hidroregjioni jugor drejtori Zenel Zenelaj ka folur  për  ndihmën që  Hidroregjioni ka participuar prej 50 mijë euro dhe ka thënë se tani këtu i kemi kryer  edhe procedurat tjera   që besojmë se  furnizimi me ujë të pijes  këtu do të jetë i rregulltë ai tha  .

Kryetari i fshatit Sadri Hodaj ka  falënderuar kryetarin Haskuka për këto investime dhe  pasi që  fshati Gjonaj ka  6 mijë banorë ai tha se  tani më problemi i ujit të pijes  besojmë se ka  përfunduar  sepse ky ishte problemi më i madh  për këta banorë tha ai.

Sheh Bedri Osmanollaj me ket rast  ka falënderuar  komunën  dhe  po kështu   edhe mediat që po bëjnë kaq  shumë me këtë rast  për ujin e pijes , sepse  aty ku ka ujë të pijes ka jetë ka thënë ai.

Fshati Gjonaj  tani  më  të  gëzuar mendojnë se kanë  kryer njërin nga  problemet më të mëdha që  kur ekziston  ky fshat pra  problemin ujit të pijes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *