Fshati Moranë i Shkupit në lot e dhimbje

0

Aksidentimi i autobusit në Bullgari ishte më fatal për familjen Jahiu nga Morana e Shkupit, pasi që në këtë aksident u shuan 10 anëtarë të saj, përfshirë fëmijë.Sot në këtë fshat pritet varrimi i tyre, me ç`rast për ngushëllime kanë ardhur nga të gjitha anët e vendit dhe nga jashtë, shkruan “INA Online”, transmeton portali Shtegu.Në aksidentin në Bullgari u shuan gjithsej 45 persona, ndërsa shtatë mbetën të lënduar e që u trajtuan në spitalin në Sofje. Autoritetet bullgare vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të autobusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *