Fshatrat Krushë, Piranë, Zojz dhe Medvec do të kenë së shpejti furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.
Fshatrat Krushë, Piranë, Zojz dhe Medvec do të kenë së shpejti furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, pasi sot filloi zyrtarisht ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për këto zona.
Nënkryetari Kujtim Gashi mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e këtij projekti jetik për banorët e fshatrave të Përdrinisë, ku Komuna e Prizrenit në memorandumin e bashkëpunimit me KRU “Gjakova” ka participuar me 300.000 euro.
Përkushtimi i qeverisjes aktuale lokale për rritjen e kapaciteteve, për shtimin e ujit të pijes në Komunën e Prizrenit, do të jetë i vazhdueshëm. /www.QendraPress.com/