FSK i ofron ndihmë Gjermanisë pas përmbytjeve që morën jetën e mbi 40 njerëzve

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka telefonuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe i ka shprehur ngushëllime në emër të popullit të Kosovës për viktimat e përmbytjeve që kanë marrë jetën e rreth 40 personave ndërkohë që shumë persona janë ende në kërkim.Përmes një letre, Mehaj i ka ofruar ndihmën e ushtarëve të Kosovës ambasadorit gjerman.“Qytetarë të mi të dashur, pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, z.Rohde, të cilit i shpreha ngushllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet e sotme”, ka thënë Mehaj.“Vullnetin tonë të plotë për dislokim të njësive tona të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani e kam adresuar edhe përmes Letrës zyrtare si më poshtë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *