FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në shesh, bëhet thirrje për dalje masive
Në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë do të mbahen disa ceremoni. Krahas ngritjes së flamurit shtetëror, nga ora 09:00 do të vendosen kurora me lule te kompleksi “Adem Jashari, duke vazhduar më pas te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.Pas dy vjetësh, qytetarët do të kenë mundësi të shohin edhe pjesëtarët e FSK-së e ata të Policisë së Kosovës duke parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë,Përveç parakalimit të FSK-së, do të mbahet edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.