FSSHK: Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës skandaloz dhe ofendues për punëtorët shëndetësor
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar kundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shteat e punëtorëve shëndetësor.
Në reagim, FSSHK-ja e ka quajtur skandaloz dhe ofendues vendimin për shtesat e punonjësve shëndetësor.
“Me këtë Vendim Qeveria në sy të popullit po mundohet të tregohet populliste dhe mbështetëse kinse e punëtorëve shëndetësor por në fakt ky është vetëm një degradim i
Tutje ata theksojnë se “FSSHK pas përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar dialogun social me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës i drejtohet popullatës së gjerë e në veqanti punëtorëve shëndetësor se vendimi i sotëm është skandaloz dhe dekurajues,do të kishte qenë më e udhës që mos të përmenden fare shtesat e të punohet intenzivisht në hartimin e Ligjit të Pagave i cili është jetik për punëtorët ne sektorin publik e në veqanti për punëtorët shëndetësor”, thuhet në komunikatë.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka përcjellur me vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Kosovës mbajtur sot me datë 25.08.2021 në të cilën mbledhje në pikën e 17 të rendit të ditës ishte parapara miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë 2.7 milion euro për pagesën e shtesave në pagë bazuar në Vendimin nr. 13/19e datës 14.07.2021 për masën 4.1 mbështetja për shëndetësinë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, i cili Vendim parasheh mbështetjen e punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik në shumën prej 10% të pagës bruto e jo më pak se 60 euro për muajt Gusht,Shtator dhe Tetor 2021.
FSSHK shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë të punëtorëve shëndetësor në lidhje me këtë Vendim duke qenë se punëtorët shëndetësor kanë punuar dhe ofruar shërbime shëndetësor edhe gjatë muajve Qershor dhe Korrik 2021 e me këtë rast është shkelur Ligji nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës respektivisht neni 20 në të cilin parashihet shtesa në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë gjatë Pandemisë COVID-19.
Me këtë Vendim Qeveria në sy të popullit po mundohet të tregohet populliste dhe mbështetëse kinse e punëtorëve shëndetësor por në fakt ky është vetëm një degradim i radhës.
FSSHK pas përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar dialogun social me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës i drejtohet popullatës së gjerë e në veçanti punëtorëve shëndetësor se vendimi i sotëm është skandaloz dhe dekurajues,do të kishte qenë më e udhës që mos të përmenden fare shtesat e të punohet intenzivisht në hartimin e Ligjit të Pagave i cili është jetik për punëtorët ne sektorin publik e në veqanti për punëtorët shëndetësor.
FSSHK që sot është duke i kontaktuar forumet e veta dhe javën tjetër do të mblidhet Këshilli Drejtues si organ më i lartë vendimmarrës për të vendosur në lidhje me reagimet sindikale.
Në fund me këtë qasje të Qeverisë së Kosovës kundrejt punëtorëve shëndetësor nuk do të ketë paqe sociale dhe për të gjitha dëmet e shkaktuara përgjegjëse do të jetë Qeveria e Republikës së Kosovës.
FSSHK do të gjej modalitetin e ragimit sindikal duke mos cënuar dhënien e shërbimeve shëndetësore për popullatë e gjerë.