Ftesa për takim që Kurti ua dërgoi veteranëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim veteranët e UÇK-së për nesër në orën 09:00. Megjithatë, veteranët kanë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit duke kërkuar ndërprerjen e seancës. Herë pas here ka pasur edhe shtyrje mes Policisë e veteranëve, mirëpo që udhëheqësit e tubimit kanë bërë thirrje për qetësi. Më poshtë gjeni letrën që Kurti ua ka dërguar veteranëve.