Ftesë publike Prokurisë,ose faktoni akuzat ,ose dënoni shpifësit!- Shkruan;Qazim Thaçi

                       Shkrimi gjegjësit opinioni i Saim Tahiraj,publikua në ‘’Bota sot’’, tashmë  padyshim na neverit të thuash  secilin kosovarë, kur  tani më  në mbrojtje të çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahet në Hagë po reagon edhe kryeminstri shqiptar  Edi Rama e dy ditë më herët regaoi edhe ish president i Kroacisë  Stjepan Mesiq . Ai  sot, shkruan- “Në një shkrim timin, për të njëjtën temë pata theksuar se korit i LPK-së i përberë nga pjella e sajë; PDK, AAK, VV i është bashkangjitur edhe krye dirigjenti i tyre Rama dhe publikisht janë hedhur në ofensivë për ta zhbërë Gjykatën Speciale. Në ditët e fundit kemi vërejtur se këtij kori çoroditës i janë bashkuar edhe gazetarë (ndonjëri nga ta i kërcënuar nga këta), pjesëtarë të shoqërisë civile dhe individ të caktuar. Të gjithë të bashkuar, secili për interesa të caktuara janë hedhur në ofensivë kundër Gjykatës Speciale me qëllim zhbërjen e saj. A ka popull më vetëvrasës se ne shqiptarët?”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.Kjo është, vertetë  një llojë  vetëvrasje , por jo konstatimi i z. Tahiraj, por , ftohet publikisht  prokurorët që të  nisë  hetimet  me të cilat  ka akuzuar z, Tahiraj. Por, nëse  këto  fakte mungojnë  dhe  mund të jenë  shpifje  të  ,atëherë  domosdo që  prapë Prokuroria duhet të merret me  këtë rast dhe  pastaj të  gjejë  fajtorët .Ose  të  dënojë  shpifësit sipas ligjeve  në  fuqi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gaztetarët z, Tahiraj nuk kanë pse manipolohen,por ata janë  vëzhguesit real të  ngjarjeve dhe tashmë   po shihet  për ditë me diell se Gjykata Speciale,po bënë  shkelje ndaj çlirimtarëve  kosovërë, Kjo Gjykatë, duhet të kërkojë  fajin tek  ata që kanë kryer krime e që bota  këtë e di se  është Serbia, E jo të çlirimtarët ,sepse vetë  bota përmes NATO-s  ishte drejtëpërdrejtë me  veprimet ushtrake të UÇK-së  duke sjellë  bashkarisht lirinë e Kosovës. Por, ajo që duhet  të  thuhet se fjala publike duhet të ketë  përgjëgjësinë e  jo të  thuhen e shkruhen  të  gjitha këto , Nëse ka  fakte të dënohen keqbërësit, nëse jo  të dënohen ata që  i thonë të pavërtetat./qendrapress.com/