Fundi i tetorit, por në bregdetin e Vlorës ka ende pushues
Dielli i këtij fundtetori po josh jo pak plazhistë, të cilët nuk mjaftohen me shijimin e rrezeve, por hyjnë edhe në det, siç ndodh këto ditë në Vlorë.
Të huajt e frenkuentuan përgjatë verës bregdetin e Vlorës dhe tashmë duket se nuk ndahen dot nga ky vend.
“Jam nga Ukraina dhe kjo është hera e parë që vij këtu. Jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria është e këndshme”, tha një pushues.
Pushuesit shqiptarë pëlqejnë klimën e Vlorës. Në muajt e verës, pothuajse 40% e pushuesve ishin nga Europa Lindore, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga shqipfolës, kryesisht nga shqiptarë të Kosovës.