Fundjava me poeten;Vlora Rexhaj Morina

0

Një ditë do t’më gjesh

Një ditë do t’më gjesh

Në aromën më të bukur pranëverore

Mbështjell me flladin më t’ freskët të oqeanit

Trupin mbuluar me gjethet më të bukura të stinëve

Do t’më gjesh ulur në pragun e hënës

N’pëlhurë të çëndisur t’Penelopës

Duke thurur për ne mallin dhe kujtimet

Nën tingujt e Orifeut

Do të më gjesh edhe në netët e thella pus duke ndezur për ty copëzash meteorësh ,n’cepin më t’thellë t’shpirtit tënd

E kur nata zbardhet

N’krah pulëbardhe do të kthehem

Të vi tek ti të mbështjell plagët e mallit tonë me nektarin e brishtë të shpirtit

Gjithmonë do t’më gjesh !

Sa herë do t’më kërkosh

Do t’ringjallem për ty si feniks nga pluhuri i lotëve t’mijë!

E buzëdjegur malli yt

Do t’ndahet n’mes dy trupash

N’mes dy shpirtërash

N’mes dy dhimbjesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *