Fundjava me temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me temperatura të larta.
IHK njofton se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31-34°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16°C, ndërsa ato maksimale e ditës ndërmjet 32 dhe 36°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHP