Fundjava poetike me poetin: Gëzim Ajgeraj
ZALLAHIA E DILEMËS
PANDEMIKE
Mbi motin e zi
është lëvjerrë e liga e pandemisë
korbat i kan hapur kthetrat
se kush më shum të çnuk
nga e liga
që i rrin saq morti
mbi kokën e njerëzimit
Për ditën me diell
na i vizatojnë përrallat e mortit
her Covidi her politika e her argatët
e laboratoreve të filantropëve
që duan ta gllabrojnë
racën njerzore
Kësajë zallahie
nën ombrellën pandemike
kan hyrë humanja dhe e liga
kush s’ja gjen fillin
lëmshit të mortit
e këmbanat s’kan të ndalur
mbi kokën e njeriut
Ec e ruaje zemrimin
këtijë dyshimi
rraca e ime