Fundjava poetike me poetin: Rexhep Hoti

0

Të dielat në mërgim

Të dielat në mërgim kanë pak dritë,

Ato irnosen befas apo krejt natyrisht;

Sheshet e zhurmshme qetësohen,

Reklamat e kyçura reflektojnë trysni,

Semaforët kot i ndërrojnë ngjyrat,

S’ka ndalje,

S’ka kalim.

I huaji kryqëzimeve zgjatet e zgjatet,

Gjarpërisht

Dhe mbi të si re ecën,

Sëmbimi, përzierja e trishtë.

Temperatura e shpirtit të tij,

Të dielave në mërgim,

Padyshim,

Është e ngrirë.  Grosuplje, 1991, Slloveni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *