Fundviti dhe reflektimi që mbetet brenda nesh-Shkruan:Mrs, Nazmije Gashi,psikologe

Fundviti shpesh shihet si kohë feste, por për shumë njerëz është një moment i heshtur dhe reflektimi mbi gjithçka që ka sjellë viti i kaluar. Pas dritave dhe urimeve, mbeten ndjenjat e pashprehura, lodhja emocionale dhe kujtesa e humbjeve apo zhgënjimeve.

Nga këndvështrimi psikologjik, ky moment aktivizon proceset brenda nesh: rikthehemi tek sfidat e kaluar, por edhe tek forca që kemi gjetur për t’i përballuar. Për disa, fundviti sjell ndjenja boshllëku, malli apo pasiguri. Pranimi i këtyre gjendjeve është hap i rëndësishëm drejt balancës emocionale.

Fundviti nuk është vetëm për festa e urime. Ai është mundësi për reflektim të ndershëm: të ndalesh, të kuptosh çfarë të ka rënduar dhe çfarë të ka forcuar. Hyrja më e shëndetshme në vitin e ri fillon me vetëdije, qetësi dhe respekt për ritmin tonë./QendraPress/