Gani Koci arrin në zyrat e EULEX-it për t’u intervistuar nga hetuesit e Speciales

0

                    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, ka arritur në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, për t’iu përgjigjur ftesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për intervistim, përcjell . Koci, i cili do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci. Ftesën për intervistim nga ZPS-ja Koci e kishte pranuar rreth tri javë më parë.“Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Facebook.Në vitin 1981 është burgosur dhe është dënuar me burgim prej 15 vitesh, si njëri prej organizatorëve të demonstratave të njohura të pranverës së vitit 1981, në Kosovë. Nga viti 1996 ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në vitin 2017, Koci është emëruar zëvendës ministër i Zhvillimit Ekonomik, funksion të cilin ai e kishte ushtruar edhe më herët në ministri të ndryshme./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *