Gani Koci i PDK-së kundër mbajtjes së Konventës: Kadri Veseli është kryetar i partisë edhe nëse do të “gjykohej me vdekje

0

                                Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që më date 3 korrik të mbajë Koventën e partisë, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri. Por kundër kësaj Konvente ka dalë një nga zyrtarët më të vjetër të PDK-së, Gani Koci, i cili ka qenë edh eish-zëvendësministër.Koci përmes një postimi në Facebook thotë se thirrja e Konventës është për ta shkatërruar PDK-në, dhe siç thotë Kadri Veseli është kryetar i partisë edhe siç pohon nëse do të “gjykohej me vdekje”.Koci pohon se ngutia e disa siç i quan ai “kullera” për ta zgjedhur kryetarin e partisë është fundi i shkatërrimit të PDK-së.

Postimi i tij i plotë: Kjo puna e Konventës, nuk është asgjë ma shumë se përpjekje për ta shkatërruar PDK-në!Ide e kujt është, unë nuk e di, por e di se Partia Demokratike e Kosovës e ka Kadri Veselin për kryetar dhe Enver Hoxhajn zevendesues të tij, edhe nëse ai do “gjykohej me vdekje”!Ngutia e do kullerave për të zgjedhur kryetarin e PDK-se, është fundi i shkatrrimit të partisë!Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të partisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *