Ganimete Musliu: Albin Kurti nuk e meriton të qeverisë me Kosovën dhe ta ketë në dorë fatin e popullit të saj

                          Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qasjen e qeverisë në raport me sfidat me të cilat po përballen qytetarët e vendit.Musliu ka thënë se Qeveria aktuale po sillet sikur kriza nuk ekziston, në vend që të përballet me gjendjen e rënduar ekonomike në Kosovë.Musliu thotë se në situatën në të cilën gjendet Kosova do duhej të formohej një ekip qeveritar i cili në baza ditore të ulej e të konsultohej me sektorin privat dhe të gjithë faktorët relevant për të gjetur një zgjidhje për kapërcimin e kësaj situate.

Reagimi i plotë:

A ka dikush qe ti tregoj kësaj Qeverie qe ka krizë në Kosovë?

Qeveria e Kosovës po sillet sikur në Kosovë gjithçka po zhvillohet normalisht pa u brengosur asnjë moment për krizën qe e ka kaplu vendin.

Për ti dalë në ballë krizës ekonomike që ka kaplua vendin fillimisht duhet me e pranu që ka krizë ekonomike në vënd e e jo të sillet indiferent ndaj cdo gjëjë që shqetëson qytetaret.

Në situatën në të cilen gjëndet Kosova do duhej të formohej një ekip qeveritar i cili në baza ditore të ulej e të konsultohej me sektorin privat dhe tw gjithë faktorët relevant për të gjetur një zgjidhje për këtë cfarë po ndodhë që të bëhet mei lehtë kapërcimi i kësaj situate.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE