Ganimete Musliu, deputete , propozon një Këshill Ndërpartika për ta “shpëtuar” Kosovën nga kaosi politik.

Ganimete Musliu, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka propozuar një Këshill Ndërpartika për ta “shpëtuar” Kosovën nga kaosi politik.
Në një postim të gjatë në rrjetin social, Facebook, Musliu shkroi se në kaos, shumë gjëra mund të lulëzojnë, vetëm qytetarët jo.
“Inatet e Albinit, së bashku me mungesën e vizionit politik, shpërfaqin pasojat më të shëmtuara të mungesës së konsensusit politik kombëtar. Situata e krijuar po nxjerr në pah se edhe në një demokraci parlamentare, një person mund t’i mbajë peng të gjitha institucionet demokratike duke e bllokuar kështu politikën e Kosovës në një cikël populizmi dhe improvizimi”, shkroi ajo.