Ganimete Musliu: E kemi neglizhu Albin Kurtin si Hitlerin, sot po ia sheh sherrin krejt Kosova

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se është bërë gabim që kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është neglizhuar në fillimet e tij.Sipas saj, njësoj ishte neglizhuar edhe diktatori gjerman Adolf Hitler, të cilit ia pa sherrin e gjithë bota.“Fatkeqësia më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje është që është udhëhequr nga Albin Kurti, Albin Kurtin të cilin e kemi neglizhuar të gjithë. E kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizhuar edhe ju analistët edhe mediat edhe qytetarët. Njerëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen, njëjtë është neglizhuar në atë kohë edhe Hitleri e ja ka pa sherrin krejt bota. Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë dhe po ia sheh sot sherrin Kosova. Albin Kurti edhe në kohën e Rambujesë u kanë kundër. Edhe në bisedimet e Vjenës u kanë kundër”, u shpreh ajo sonte në Tëvë 1.
Sipas Musliut, po t’i ndalet Kurtit paga e beneficionet, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.