Gashi; Ne, bashkë do t’i shërbejmë qytetarëve dhe, qytetit të Prizrenit

0

                    Bartësi i listës së PDK  dega në Prizren ish Ministri i Kulturës  Kujtim Gashi   në  faqen e tij në fb  ka publikuar  tashmë  një shkrim që  pohon se janë në shërbim të  qytetarëve’’. Ne, bashkë do t’i shërbejmë qytetarëve dhe, qytetit do t’ia kthejmë shkëlqimin!

Bashkë për Prizrenin; me ju qytetarë të qytetit tim!’’  ja si shkruan ai

    ‘’Simiri, Antigona, Islami, Adriti, Ymrani, Kastrioti, Sulltani, Dafina, Nehati, Shkëlzeni, Fahrija, Bujari, Gëzimi, Agnesa, Simoni, Dritoni, Egzona, Batjari, Albani, Vlora, Kushtrimi, Taulanti, Barija, Endriti, Nazimi, Ujana, Fazliu, Enveri, Gresa, Argjendi, Saliu, Sherifja, Jonuzi, Genti, Edona, Resmiu, Nexhipi, Drita, Leutrimi, Arbri, Rita, Gafurri, Dëfrimi dhe Elona janë pjesë e super-ekipit fitues të PDK-së. Janë kandidatët më të mirë, profesionistë të niveleve të larta, profesorë, mjekë, biznesmen të suksesshëm, aktivistë; gra, burra, vajza e djem që do të jenë zëri i qytetarëve të komunës sonë.

Partia Demokratike e Kosovës përherë i ka ofruar qytetit të Prizrenit zgjedhjet më të mira, kandidatët më gjithëpërfshirës, më të zëshëm, më të kualifikuar, më të përgatitur profesionalisht e mbi të gjitha kandidat me integritet, besueshmëri dhe kredibilitet!

Jam i nderuar të i prijë kësaj liste, e shumë më i nderuar, të kemi për kandidat Shaqir Totaj, njeri me ideal, me virtyte të larta njerëzore dhe me vizion të qartë për qytetin që duam, për Prizrenin tonë. Ne, bashkë do t’i shërbejmë qytetarëve dhe, qytetit do t’ia kthejmë shkëlqimin!

Bashkë për Prizrenin; me ju qytetarë të qytetit tim!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *