Gastronomët dalin kundër shtrëngimit të masave anti-COVID
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, kanë kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave. Petrit Kollokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, tha se rritja e numrit të infektuar me Covid-19, nuk është për fajin e gastronomisë por për shkak të tubimeve zgjedhore.Kjo është arsyeja që sipas Kllokoqit, gastronomia po e kundërshton shtrëngimin e masave.“Idenë për shtrëngimin e masave e kundërshtuam, ne nuk jemi fajtorë për rritjen e numrit me të infektuar me Covid-19. Numri është rritur për shkak të tubimeve gjatë fushatës zgjedhore. Duke qenë se ne nuk jemi përgjegjës për rritjen e numrit më të infektuar, kundërshtojmë shtrëngimin e masave”, tha ai.