Gastronomët kërkojnë që t’ju zgjatet orari deri në ora 23:00
Gastronomët kanë kërkuar që të zgjatet orari i funksionimit të aktivitetit biznesor deri në ora 23:00, Në një kumtesë ata kërkuan nga institucionet po ashtu që të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes për gjithë qytetarëtShoqata e Gastronomisë kërkoi që të falen gjobat për bizneset e këtij sektori të cilat janë dhënë shkak i mos-respektimit të masave anti-COVID.Ky vendim vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore”, thuhet në njoftim.
Deklarata e plotë pa ndërhyrje:
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, dje më dt. 12 Janar 2021, ka mbajtur mbledhjen parë të Kuvendit të anëtarëve për këtë vit. Rend dite në këtë mbledhje përveç diskutimit të disa temave tjera me rëndësi për industrinë e gastronomisë, njëzëri u aprovua edhe ky:
V E N D I M
- PROPOZOHET të bëhet zgjatja e orarit të funksionimit të bizneseve të gastronomisë deri në ora 23:00;
- PROPOZOHET të bëhet heqja e kufizimit të lëvizjes së personave fizik në tërë territorin e Kosovës;
III. PROPOZOHET të bëhet falja e dënimeve të shqiptuara gjatë pandemisë ndaj bizneseve të gastronomisë;
- UDHËZOHEN bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë dënimet e shqiptuara gjatë pandemisë, deri në zbatimin e pikave të lartëpërmendura;
- Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.
Arsyetim:
Ky Vendim i Kuvendit të SHGK-së, vjen si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit të cilat kanë të bëjnë me organizimin e tubimeve të fushatës parazgjedhore, të cilat nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga vetë QK, lidhur me distancën fizike, vendosjen e maskave, grumbullimin e njerëzve, kufizimin kohor, dhe të tjera.
Përndryshe, kjo është në kundërshtim me një prej kategorive esenciale të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht, nenit 3 [Barazia para Ligjit].
Para ligjit dhe Kushtetutës, jemi të gjithë të barabartë. Andaj, nuk pranojmë standarde të dyfishta!
Deri në zbatimin e këtyre Vendimeve, UDHËZOJMË bizneset e HORECA-së, të mos i paguajnë këto dënime.