GASTRONOMET KËRKOJNË TË ZBATOHEN MASAT ANTI-COVID

0

Pas 418 infeksioneve me COVID-19 të regjistruara të premten janë paralajmëruar shqyrtime të propozimeve të kufizimeve të reja.

Për këtë Shoqata e Gastronomisë ka kërkuar nga qytetarët  që të respektojnë rregullat anti-COVID.

Në deklaratë thuhet se janë zotuar para zyrtarëve institucionalë që do ta respektojnë bashkarisht virusin. “SHGK me propozimin e shumë gastronomeve nga gjithë Kosova, ju bën lutje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëshuara nga ne, për të cilat jemi zotuar në të gjitha takimet e mbajtura me krerët institucional, që bashkërisht do të luftojmë këtë pandemi duke i’u përmbajtur ligjit, masave, dhe rregullave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasim në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda” thuhet ndër tjerash në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *