Gastronomët kërkojnë t’u lejohet puna brenda lokaleve

0

                       Sektori i gastronomisë po vazhdon punën sipas masave të reja antiCOVID, duke shërbyer mysafirët vetëm në hapësira të jashtme.Ata thonë se me përkeqësimin e  motit, do të jetë e pamundur që kafiteritë e restorantet të vazhdojnë aktivitetin e tyre.Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet të lejojë gastronominë të shërbejë në hapësira të brendshme.“Sa i përket terasave, koha ka filluar të ftohet dhe shihet pengesë e madhe për punë. Po shpresojmë që kanë me ardh me masa të reja, sepse kështu nuk mundemi me funksionu. Nëse duam të vazhdojmë të ekzistojmë si biznese, atëherë lejimi i punës brenda është i domosdoshëm”, u shpreh ai.Tutje, Zuka shtoi se janë të vetëdijshëm për rrezikun e infektimit, por që do të kujdesen që klientët t’i respektojnë masat.“Është plani si nëpër krejt Evropën, është kërkesa e librezës së vaksinimit, ku munden me hy brenda edhe është krejt normale”, tha ai për T7.Ndryshe, numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë, krahasuar me fillimin e muajit shtator, ka rënë dukshëm.Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë 11 mijë e 862 raste janë ende aktive më Kosovë, nga 27 mijë  e 404 sa ishin me 1 shtator 2021.Ndërkaq, masat antiCOVID që po aplikohen tani do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 26 shtator, ku para kësaj date pritet të bëhet vlerësimi i gjendjes epidemiologjike në bazë të së cilës edhe mund të shtrëngohen ose të lirohen masat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *