Gastronomet kërkojnë zgjatjen e orarit të punës

0

Shoqata e Gastronomeve i ka bërë sot thirrje institucioneve të Kosovës që të aprovojnë kërkesat e saj lidhur me zgjatjen e orarit të qarkullimit të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre deri në orën 24:00 në mesnatë.

Gastronomet përmes një postimi në Facebook paralajmërojnë se në rast të injorimit të kërkesave të tyre, atëherë ata nesër do të ndërmarrin hapa të tjerë për aktivitetet e radhës.

Kërkesa për heqjen e kufizimeve në sektorin e gastronomisë, ka pasur vazhdimisht edhe brenda vetë partnereve të koalicionit qeverisës, ku me e zëshme në këtë drejtim ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *