Gastronomët kundër rikthimit të TVSH-së në 18%, kërkojnë takim urgjent me Kurtin
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës konsideron se mos vazhdimi i TVSH-së nga 8% pas 31 dhjetorit 2021, do ta rëndojë edhe më shumë gjendjen në këtë sektor.Reagimi i gastronomëve vjen pasi që sot ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është më mirë të kthehet TVSH-ja në 18%, pasi do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.“Më datë 24 shtator të këtij viti jemi marrë vesh dhe na keni premtuar që do të shqyrtojmë vazhdimin e TVSH-së edhe për vitin tjetër dhe do të takohemi prapë, dhe ju përveç se na keni gënjyer, përgjigjet po na i jepni përmes konferencave mediatike! Kjo ministri, jo që nuk po na ndihmon, po e njëjta po dëshiron fundosjen e këtij sektori! Jeni duke i fundosë bizneset të cilat sapo filluan të këndellen, dhe jeni duke i shkatërruar ato që gjithmonë dhanë kontribut ndaj këtij vendi!”, thuhet në reagimin e gastronomëve.Shoqata e Gastronomëve kërkon takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, e jo me vartësit e tij, sepse, siç thuhet, këta të fundit “po e shohin pandeminë nga një perspektivë dhe po i injorojnë vështirësitë e tjera që po na kanosen përditë”!
Reagimi i plotë:
Si mund të ketë trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik kur ka kufizim më të madhë të funksionimit të gastronomisë në raport me industritë tjera?Si mund të ketë Ringjallje Ekonomike, kur gjendja me pandeminë do të vazhdojë dhe masat e Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojnë të kërcënojnë funksionimin normal të gastronomisë?
Si mund të ketë Ringjallje Ekonomike, kur i kthehet gastronomisë TVSH-ja në 18% përderisa masat vazhdojnë edhe më Si mund të ketë Ringjallje Ekonomike, kur vendimet të cilat i keni marrë për përkrahje financiare ndaj bizneseve të mbyllura nuk jeni duke i zbatuar?Si mund të ketë Ringjallje Ekonomike te ne, kur i injorojmë shembujt si të Gjermanisë e cila përpos kompensimit të fitimit të humbur ndaj bizneseve të gastronomisë, ajo nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të 2020-tës, taksën standarde e kishte reduktuar nga 19% në 16%, dhe taksën e reduktuar nga 7% në 5%. Gjermania taksën apo TVSH-në e reduktuar prej 7% e ka zyrtarizuar deri më 31 dhjetor 2022 për gastronomi, dhe një shembull të tillë po e ndjekin edhe plot vende tjera të BE-së e më tej.Mos vallë Gjermania dhe plot vende të tjera me vazhdimin e reduktimit të TVSH-së për gastronomi po mendojnë që po i trajtojnë pabarabartë operatorët ekonomikë në kohë pandemike?Më datë 24 shtator të këtij viti jemi marrë vesh dhe na keni premtuar që do të shqyrtojmë vazhdimin e TVSH-së edhe për vitin tjetër dhe do të takohemi prapë, dhe ju përveç se na keni gënjyer, përgjigjet po na i jepni përmes konferencave mediatike!Kjo ministri, jo që nuk po na ndihmon, po e njëjta po dëshiron fundosjen e këtij sektori!Jeni duke i fundosë bizneset të cilat sapo filluan të këndellen, dhe jeni duke i shkatërruar ato që gjithmonë dhanë kontribut ndaj këtij vendi!Edhe njëherë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, me shpresën që të menaxhojë me pandeminë dhe me gjendjen ekonomike si trung e jo si degë të veçanta. Prandaj, kërkojmë takim urgjent me kryeministrin e vendit, e jo me vartësit e tij, sepse këta të fundit po e shohin pandeminë nga një perspektivë dhe po i injorojnë vështirësitë e tjera që po na kanosen përditë!