Gastronomët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës pas 15 dhjetorit, thonë se do të organizojnë protesta masive
Pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës, krejt kjo pas pakënaqësive të tyre me pikat e reja për masat antiCOVID në raport me gastronominë.Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në emisionin A23 në ATV se që nga 15 dhjetori, në rast se Qeveria nuk i ndryshon masat për gastronominë, ata do të organizojnë protesta masive në mbarë Kosovën.“Nëse nuk ka rezultat, nëse masat nuk ndryshohen deri më 15 dhjetor, sonte po e bëjmë publike në emisionin tuaj,do të ketë përshkallëzim të situatës e nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së protestave masive. Masive po them, sepse Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në shtatë regjione është e shtrirë,” – tha Sogojeva.Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i Estradës, Edi Furra e ka pohuar se janë në bisedime për të ndërmarrë veprime më radikale pas datës 15 dhjetor, gjersa shtoi se kanë planifikuar mbajtjen e një takimi këtë të mërkurë bashkë me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe të Odës së Hotelerisë e Turizmit.“Ne sigurisht që pasnesër me datë 8 dhjetor 2021, ditën e mërkurë, do të kemi një takim urgjent mes Odës së Estradës dhe të gjithëve, ku do të marrim një vendim i cili mendoj që do të jetë fundi. Dhashtë Zoti i madh që do të kemi ndryshime deri më datën 15 dhjetor, ose nuk e di si do t’ia bëjmë,” – u shpreh Furra në A23 me Flaka Vitakun.Sipas masave të reja antiCOVID, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.Në ambientet e mbyllura ndalohet rrepësisht hyrja pa maskë. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 përveq në raste urgjente.