Gastronomët paralajmërojnë protesta në rast se nuk lehtësohen masat anti-Covid

0

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar protesta në rast se nuk lehtësohen masat për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, derisa ka kërkuar vaksinim sa më të shpejtë, në mënyrë që të lejohen aktivitetet e gastronomisë.Kllokoqi, përmeS një postimi në Facebook’ thotë se u anashkaluan nga qeveria në takime për ndryshimin e masave dhe subvencionimin e gastronomeve.

Postimi i plotë i tij:

Te Dashur Gastronom

Fillimi me Qeverisjen e re ishte i rende i cili na mbylli per 12 dite – GASTRONOMET PRANUAN

Per 7 dite takime me ta , u dakorduam qe do ti respektojm masat – GASTRONOMET RESPEKTUAN

U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu per 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tash jemi me 10maj, GASTRONOMET U HARRUAN

U betuan qe nese ulen rastet orari do te ndryshoj dhe masat do te zbuten, ndersa as ne takim nuk na ftuan – GASTRONOM U ANASHKALUAN

Shqiperia u hap

Mali i zi u hap

Serbia po hapet

Bota po hapet

Festivalet kane fillu ne Mal te Zi , Shqiperi e Serbi …Maskat po hiqen , masat u hiqen , klubet e nates po hapen , dasmat po mbahen , kengetart kane bere datat ne Shqiperi , rezervimet e sallav jane bere …Ne S’KEMI ENDE VAKSINA , ne jemi ende te mbyllur , ne s’kemi plan per veren …Ne nuk i’u nenshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtem 3 protesta, dhe nuk do i nenshtrohemi as kesaj Qeverie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *