Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse Qeveria kthen masat pas zgjedhjeve

0

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protesta nëse Qeveria e Kosovës do të vendosë për rikthim të masave kufizuese pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Të enjten, Qeveria në detyrë lehtësoi masat duke hequr kufizimin e lëvizjes për qytetarët dhe duke e zgjatur orarin e punës deri në 22:00 për gastronominë. Gastronomët e kanë cilësuar lajm të rëndësishëm dhe të mirë këtë vendim.Megjithatë, duke pasur parasysh se gastronomisë nuk iu lejua puna qe disa muaj, por në sallat e dasmave u lejuan tubimet e partive politike, pa respektuar masat anti-COVID në kohë fushate, kjo shoqatë ka paralajmëruar protesta nëse ndryshohet vendimi i marrë të enjten.“Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR! Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri! Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!”, thuhet në një reagim të gastronomeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *