Gati 400 mijë kosovarë e vizituan Shqipërinë gjatë qershorit

                             395 mijë persona nga Kosova e vizituan Shqipërinë gjatë muajit qershor.Ky muaj konsiderohet i begatë sa i përket pushuesve në bregdetin shqiptar.Atë e vizituan gjithsejt 1 milion e 360 mijë turistë, apo 45 për qind më shumë se qershori i vitit të kaluar.880 mijë nga ta ishin turistë të huaj, si gjermanë, polakë etj, shkruan Euronews Albanian.Këta të fundit erdhën kryesisht në gjysmën e dytë të muajit, për të pushuar në Shqipëri.Pjesa më e madhe qëndruan në bregdet, por nuk munguan as vizitorët e maleve dhe qyteteve.Në 6 muajt e parë të vitit, numri i të huajve që erdhën në vend ishte 2.5 milionë, me rritje 50 për qind, në krahasim me vitin 2021.Në këtë periudhë, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 apo 6 herë, ndikuar edhe nga emigrantët që kthehen për Më këto shifra, pritshmëritë që ky të jetë një vit më i mirë turistik për Shqipërinë po bëhen edhe më konkrete, pasi në krahasim me vitin 2019, numri i vizitorëve është tejkaluar.