Gati gjysma e shqiptarëve rrezikojnë të bien në varfëri në vitin 2023

                        Një në katër shqiptarë jetojnë në mospasje deri në mjerim. Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të ushqehen mirë, të ngrohen, duke mos mundur madje as të kurojnë as sëmundjet më të lehta.Të dhënat nga Instituti i Statistikave INSTAT tregojnë se në vitin 2021 ishin 622 mijë shqiptarë nga rreth 621 mijë në 2020 që jetuan nën kufirin e varfërisë. Harta e të varfërve është zgjeruar kështu me mbi 1 mijë individë.  “Mua më vjen keq… kam dhimbje pasi situata po agravohet nga viti në vit. Fakti që shumë shqiptarë nuk duan të jetojnë në Shqipëri tregon se vendi po bëhet i pabanueshëm”, thotë për A2 CNN sociologu Zuhdi Dervishi.Ndërkohë është gati gjysma e popullsisë që rrezikon të rrëshqasë në varfëri këtë vit. Ky tregues është sa 2-fishi i mesatares së Bashkimit Europian dhe ndjeshëm më i lartë se në vendet e Rajonit, raporton A2 CNN.Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gati 44 për qind e shqiptarëve marrin të ardhura mujore sa për të plotësuar nevojat më bazike, ekuilibër që rrezikon të prishet nga rritja e çmimeve.“Rritja e vrullshme e çmimeve e përkeqëson menjëherë situatën ekonomike të shqiptarëve. Duhet theksuar se po rriten çmimet e elementeve jetike”, vijon sociologu.Për sociologët, niveli i lartë i varfërisë është përgjigjja e pyetjes: Pse largohen Shqiptarët?“Më kujtohet një shprehje e Heinrich Heine, një poeti të madh gjerman i cili e ka përjetuar vetë emigracionin. Ai thoshte: Ç’më duhet një Atdhe që më katandis si një luftëtar të rreckosur?”, përgjigjet Dervishi.Të dhënat nga INSTAT nga matja e të ardhurave dhe niveli të jetesës për vitin 2021 tregojnë gjithashtu se gati 26 për qind e familjeve që kanë fëmijë rrezikojnë varfërinë, duke mos mundur t’u ofrojnë këtyre të fundit një jetesë të denjë.